Urdhrat Mbretërorë

Që prej shpalljes së mbretërisë në shtator 1928, urdhrat kalorësiakë shqiptarë u përshtatën si vlerësime dinastike dhe merite nga Familja Mbretërore shqiptare.

Kreu i Familjes Mbretërore është automatikisht edhe kryetar dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrave.

Kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë në vitin 1939, Mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, uzurpoi Kurorën e Shqipërisë dhe shpërndau urdhra mbretërorë në mënyrë të jashtëligjshme dhe koloniale, duke modifikuar simbolet dhe dizajnin origjinal. Tri vite më vonë, Viktor Emanueli tërhoqi çdo pretendim mbi Kurorën Shqiptare. Mbreti Zog dhe Mbreti Leka I, vazhduan të akordojnë edhe në mërgim urdhra mbretërorë që prej vitit 1939 deri në vitin 2011, tek individë që përmbushnin statusin e kërkuar për secilin urdhër, në përputhje me ligjin e dekorimeve të vitit 1930.

Urdhrat kalorësiakë (sipas rëndësisë)
royal_collar_of_albania_web
Kollani i Nderit të Mbretërisë Shqiptare

I krijuar me 22 dhjetor 1926, Kollani i Shqipërisë përbëhet vetëm nga një Klas. Ai mbahet nga Mbreti si kryetar i shtetit dhe Mjeshtëri i Madh sovran i Urdhrave Mbretërorë. Ky Kollan mund t’i jepet Princit trashigimtar si edhe sovranëve të tjerë apo krerëve të shteteve.

Dy nga personalitetet që i është akorduar janë Mbreti Faruk i Egjiptit dhe Mbreti Albert I i Belgjikës.
 
URDHRI I BESËS


I krijuar më 14 maj 1930 nga Mbreti Zog, Urdhri i Besës synonte të vlerësojë shërbimet kundrejt Familjes Mbretërore të Shqipërisë dhe “shërbime të dalluara ndaj kombit”. Ky urdhër dinastik mbetet urdhri më i rëndësishëm mbretëror .

Kordoni i Madh i rezervohet vetëm Mbretit (si Mjeshtër i Madh), Princit të Kurorës, krerëve të shteteve të huaja dhe diplomatëve të nivelit të lartë. Kordonin e Madh me Yll mund ta mbajnë gjithsej gjashtë personaliteteve shqiptarë. Urdhrat mbretërorë sipas ligjit të vitit 1930 nuk akordohen pas vdekjes. Ndër personat e rëndësishëm që kanë marrë Kordonin e Madh me Yll, mund të përmendim Mbretin Faruk të Egjiptit, Shahun e Iranit Reza Pahlavi, Princin Abib të Turqisë dhe Presidentin egjiptian Anwar el-Sadate.

 
order_badge
Destinktivi

Distinktivi është një shqiponjë dykrenore me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “Besa”, në flori në pjesën e gjoksit të shqiponjës.

Dy shpata floriri kryqëzohen mes shkronjave E dhe S të mbishkrimit Besa. Helmeta shqiptare me kokën e dhisë (helmeta e Skënderbeut) prej floriri qëndron e varur te shqiponja me një zinxhir të hollë.



Rripi: Fushë e kaltër, me dy vija të zeza dhe një të kuqe në qendër.
 
Ylli

Yll i florinjtë i Besës paraqitet me gjashtë cepa, me rrezet të gdhendura me gjethe dekorative. Në qendër të yllit ndodhet shqiponja dykrenore në ngjyrë të zezë, e rrethuar nga një qark i përbërë nga shqiponja të vogla dykrenore dhe skeptra. Nga ky qark dalin gjashtë shqiponja dykrenore argjendi për çdo rreze të yllit.

order_star
 
ranks
Rangjet:

A. Kordoni i Madh me Yll r

B. Oficer i Madh (deri më 1934, më pas ky rang u anullua)

C. Komandar

D. Oficer

E. Kalorës

 
URDHRI I SKËNDERBEUT

Urdhri Mbretëror i Skënderbeut, i emëruar në nder të Heroit Kombëtar Shqiptar të shekullit XV, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u krijua më 3 dhjetor 1925 nga Mbreti Zog. Urdhri vlerëson individë të ndryshëm për merita civile kundrejt kurorës dhe kombit dhe ndahet në pesë rangje, ku përfshihen si shqiptarë, ashtu edhe të huaj.

Rangu i Kordonit të Madh me Yll u jepet zyrtarëve të lartë, diplomatëve dhe individëve për merita të veçanta. Akordimi i këtij urdhri kufizohet në 40 anëtarë shqiptarë.

Urdhri Mbretëror i Skënderbeut nuk duhet të ngatërrohet me dekoratën e viteve 1945-1991 që jepej nga qeveria komuniste e Shqipërisë dhe as me medaljen aktuale të Republikës së Shqipërisë “Gjergj Kastrioti”, e cila ka një dizajn krejt të ndryshëm.

 
Grand-Cordon-of-the-Royal-Order-of-Skenderbeg-with-Star
Badge

Distinktivi: Një shqiponjë dykrenore e artë e zmaltuar me të kuqe mban një medaljon blu në gjoks, ku ndodhet kurora shqiptare.

Medaljoni blu ndodhet brenda një rrethi të artë, që zbukurohet nga një kurorë dafinash ngjyrë smeraldi dhe ka një yll të vogël në krye. Distinktivi mbahet pezull nga një yll me pesë cepa.

Rripi: I zi me shirita të kuq.
 
Star

Ylli: Ylli i argjendtë me tetë cepa mban në qendër një ripërsëritje të medaljonit të distinktivit.

RRripi: I zi me shirita të kuq.

Rangjet:
A. Kordoni i Madh me Yll
B. Oficer i Madh
C. Komandar
D. Oficer
E. Kalorës
Grand-Cordon-of-the-Royal-Order-of-Skenderbeg-with-Star_web
 
URDHRI I TRIMËRISË

Urdhri i Trimërisë u krijua më 10 janar 1928 nga Mbreti Zog. Ky është vlerësimi më i lartë ushtarak mbretëror, që u jepej oficerëve dhe anëtarëve të forcave të armatosura të cilët tregonin guxim të spikatur.

Ai përbëhet nga tri rangje: Hero, Theror, Trim. Secili rang shoqërohej me një shpërblim financiar mujor, që i jepej përfituesit ose familjes së tij. Shuma prej 250 frangash ari jepej për rangun “Hero”, 150 franga ari për rangun “Theror” dhe 100 franga ari për rangun “Trim”. Numri i akordimeve për për secilin rang kufizohej në: 5 për ”Hero”, 12 për “Theror” dhe 40 për ”Trim”.

Gjithashtu u prodhua edhe Medalja e Trimnis akordimi i të cilës kufizohej në 100 vetë për atë të arit me një shpërblim mujor prej 60 franga ari, dhe 200 vetë për atë të argjendit me një shpërblim mujor prej 10 franga ari.

Mbreti Zog ishte mbajtësi i vetëm i rangut me të lartë (Hero). Vetëm një person tjetër u dekorua me rangun Hero, Gjenerali Abaz Kupi. Abaz Kupi ishte lideri i rezistencës mbretërore në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Urdhri Ushtarak i Trimërisë nuk akordohet më.

Ylli

Ylli i Heroit është me pesë cepa të bardhë në modelin e kryqit të Maltës, ku në qendër ndodhet një shqiponjë dykrenore e zezë në një fushë të kuqe. Ylli me pesë cepa rrethohet nga një dafinë e artë.

RRipi

Rripi: i gjelbër nuancë smeraldi.