Simbolet

Flamuri Mbretëror

Flamuri mbretëror u vendos për herë të parë në vitet 1930 në gjitha institucionet qeveritare, ushtarake dhe ambasadat jashtë vendit. Flamuri kishte shqiponjën e zezë me dy krerë në sfondin e kuq, ndërsa përkrenarja e Skënderbeut ishte vendosur në krye dhe e kthyer në krahun e djathtë.

Simboli i shqiponjës dykrenore i jep një aspekt poetik flamurit dhe sipas interpretimeve nënkupton forcën dhe vlerat e shqiptarëve, me krerët që shohin në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë, gegëve dhe toskëve, lindjes dhe perëndimit.

Ndërsa 24 pendët përfaqësojnë 24 rajonet administrative të Mbretërisë. Sfondi i kuq përfaqëson gjakun dhe sakrificën për liri, që kanë karakterizuar historikisht kombin shqiptar.
Stema e Familjes Mbretërore Shqiptare

Dinastia Zogolli, si familje e fesë myslimane, nuk ka pasur stemë familjare. Ajo mbajti stemën kombëtare shqiptare, duke i shtuar elementë klasikë të simbolikës mbretërore. Për herë të parë Shqipëria pajiset me stemë heraldike shtetërore në vitin 1928, kur shpallet Mbreteri Kushtetuese me Sovran Ahmet Zogun Mbret i Shqiptarëve. Mbi një shqyt katror të kuq, ose shqyt-flamur (quhej kështu sepse flamujt e hershëm ishin në formën e katrorit), me një shqipe të zezë dykrenore, me armë të argjendta të kryqëzuara, mbi të cilat qëndron përkrenarja e argjendtë e kurorëzuar e Skënderbeut.

Në 1930, stema heraldike e Familjes Mbreterore, pëson ndryshim: një mantel kadifeje (ngjyrë purpuri), vendosur simetrikisht, me palë pak të ngritur në anë dhe të shtrënguara në dy shirita ari të lidhur fjongo. Manteli qarkohet nga gjethe të praruara dhe nga brenda është i veshur me lëkurë ermelini të bardhë e me nishane të zeza.

Manteli lartësohet në qendër dhe sipër i vendoset përkrenarja e Skënderbeut ngjyrë plumbi, me kurorën dhe kreshtën e saj të artë. Mbi mantel një shqyt i kuq me një shqipe të zezë dykrenore, e buzuar nga një fije ari.
 
Pasaporta mbretërore

Pasaporta e Mbretërisë së Shqipërisë u prodhua nga qeveria mbretërore nga viti 1928, deri kur Familja Mbretërore u kthye në Shqipëri në vitin 2002.

Gjatë viteve në mërgim, pasaporta mbretërore shqiptare ishte i vetmi dokument ligjor për të udhëtuar, që mbahej nga Familja dhe Oborri Mbretëror.

 
Përshëndetja zogiste

Përshëndetja e famshme zogiste ishte një gjest respekti, që e kishte origjinën në traditën shqiptare të “përshëndetjes me zemër”.

Përshëndetja ka formën e shkronjës “A” si “Ahmet Zogu” ose “Atdheu”, ku dora e djathtë vendoset pranë zemrës, me pëllëmbën që është e drejtuar poshtë, ndërsa këmbët dhe shpatullat të mbledhura.
 
 
N.M.T. ZOG I Mbretit te Shqipetareve

Si shkëndi që lëshohet prej djellit
Edhe tym edhe mjergull shpërndanë,
Si rrufe që shkëputet prej qiellit
E shkatërron edhe djek e përlanë,
Si një ëngjëll I nalt prej Zotit
Si një yll që zbret befas mbi dhe,

Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit
Ashtu leu Zog’ I rë për ne,

Rroftë Zog I parë, rroftë,
Shpëtimtari I Atdheut,
Brez pas brezit mbretëroftë,
Përmbi fron’ e Skënderbeut.

Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,
Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,
Se në kanë tallaze e valë,
Syri yt as u-tremb, as u-tut,
Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,
Brez pas brezit kujtim je për ne,

Merr kurorën me lul’ e define
Si I dytë I vërtetë Skëndërbe,

Rroftë Zog I parë, rroftë,
Shpëtimtari I Atdheut,
Brez pas brizit Mbretëroftë;
Përmbi Fron e Skëndërbeut.
HM. Zog I King of the Albanians

Like a flash released from the sun
the smoke and mist dissipate,
like a lightning bolt free from the sky
it destroys, it burns and pursues,
Like a great angle from God
like a star that falls un-expectantly to the ground,
so it landed in Arbri and Kastrioti
so thus landed Zog I for us.

Viva Zog I, Viva.
the savoir of the Nation,
generation after generation rule as King;
On the throne of Skanderbeg.

To the savior, we thank you,
Every Albanian prays for you,
in all these tides and waves,
your eye never twitched and never blinked,
You, today saved Albania
generation after generation you will be remembered,
take the laurel wreath crown
as the second true Skanderbeg,

Viva Zog I, Viva,
the savoir of the Nation
generation after generation rule as King;
On the throne of Skanderbeg.