slide 1
slide 1
Image Slide 3
Image Slide 2
Image Slide 2
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow

Instagram

Facebook

3 weeks ago

Një vesim hyjnor mbi petalet e trëndafilit të bardhë të familjes sonë.Në përvjetorin e lindjes në qiell të Nënës Mbretëreshë Geraldinë, më 22 tetor 2020, familja jonë u bekua nga lindja e vajzës, Geraldinës së Re. E pamë këtë si një ogur të bekuar që na vinte nga lart dhe si një mesazh: « Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi ». Kërkuam si prindër pagëzimin e saj duke përmbushur një amanet bekimplotë. Më 28 janar 2023, në përvjetorin e lindjes së mamasë time të ndjerë, Mbretëreshës Suzan, vajza jonë u pagëzua me bekimin apostolik dhe në emër te Atit të Shenjtë Papa Françeskut, nga Imz. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit. Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla - në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut - Françeska - në nder të Papa Françeskut - Suzan - në kujtim të gjyshes së saj - dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë. Trashëgimtare në Familjen Mbretërore, Princesha Geraldinë u stolis me këtë rast me kordonët e mëdhenj të urdhrave mbretërorë të Besës dhe të Skënderbeut. Të rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë, kjo ka qenë për ne një ditë e veçantë dhe tejet e lumtur, që rimori fillin e shkëputur të kohërave dhe na rilidhi shpirtërisht me një dimension të munguar. « Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi! » - Rrugëtim të bekuar, Geraldina jonë fort e dashur, Zoti dhe paqja e Tij qofshin gjithmonë me ty, në çdo hap të jetës tënde! ❤️🙏🏻 ... See MoreSee Less
View on Facebook

1 month ago

Sot behen 15 vjet qe kur Kosova mbas sakrificave dhe perpjekjeve te pafundme shpalli mevetesine e saj.Familja mbretërore shqiptare i ka qëndruar vijimësisht besnike parimit se pa një Kosovë të lirë nuk mund të ketë një Ballkan në paqe dhe të begatë.Në këtë 15-vjetor të Pavarësisë, i paraqesim udhëheqësve të Kosovës, popullit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, urimet Tona më të përzemërta për një Kosovë në paqe me fqinjtë, të denjë dhe të barabartë në mesin e kombeve të qytetëruara, dhe vendosmërisht të përcaktuar drejt integrimit euro-atlantik dhe forcimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe mirëqenies së qytetarëve të vet pa kurrëfarë lloj dallimi. ... See MoreSee Less
View on Facebook

2 months ago

View on Facebook

3 months ago

Gezuar Vitin e Ri 2023 🎊 Happy New Year!! Qoftë nje vit i mbarë për të gjithë ju! Shëndet e dashuri paçi kurdoherë. ... See MoreSee Less
View on Facebook