slide 1
slide 1
Image Slide 3
Image Slide 2
Image Slide 2
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow
Shadow

Instagram

Facebook

5 days ago

Sot behen 20 vjet nga kthimi i Familjes Mbreterore Shqiptare ne atdhe mbas nje emigrimi te detyruar dhe te sterzgjatur. Ne kete ditë do te donim te kujtojme jo vetem ata burra dhe gra qe sakrifikuan me Familjen Mbreterore per nje Shqiperi te lire dhe Europiane, si ne emigrim dhe ne Shqiperi, por edhe ata deputetë, përfaqësues te popullit në Kuvendin e Shqipërisë që shembën murin dhe rrezuan ligjin qe ndalonte kthimin e Familjes Mbreterore ne Shqipëri si dhe realizuan dëshirën dhe vullnetin e Nënës Mbretëreshë Geraldinë që të mbyllte sytë në vendin që e deshi dhe e mirëpriti si Mbretëreshën e tyre.Natyrshëm që në këtë 20-vjetor të rikthimit të Familjes Mbretërore në atdhe, e vetmja pyetje që i shtrojmë vetes është nëse mund të bëjmë akoma më shumë për vendin dhe njerëzit.Sikurse në të kaluarën, misioni i Familjes Mbreterore mbetet një dhe i pandryshuar: paqja sociale, prosperiteti dhe vëllazërimi mes shqiptarëve.”Shqipëria jonë ka nevojë për të gjithë ne, që ta ndërtojmë dhe ta bëjmë një vend të dashur, mbi të gjitha për rininë tonë. Shqipëria jonë ka potencialin për të qenë e lakmushme nga të gjithë.Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë! ... See MoreSee Less
View on Facebook

6 days ago

Mirëprita me një gëzim të veçantë vizitën në Oborrin mbretëror të Shkëlqesisë së Saj, ambasadores së Mbretërisë së Suedisë, Zj. Elsa Håstad, zv/ambasadoren Zj. Petra Burcher dhe Këshilltaren Zj. Lena Kallmert.Falenderova Shkëlqesinë e Saj për mbështetjen e palëkundur të Suedisë kundrejt Shqipërisë dhe rrugëtimit të saj europian. E përgëzova për angazhimin e saj energjik në mbarëvajtjen e një sërë nismash në dobi të vendit tonë. Ambasada e Mbretërisë së Suedisë dhe Oborri mbretëror shqiptar ndajnë vlerësime të njëjta mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, sikurse fuqizimit të rolit të gruas si një mjet i pazëvendësueshëm për shëndetin e familjes shqiptare, dhe u pajtuan të eksplorojne fusha konkrete bashkëpunimi në funksion të këtyre synimeve.Faleminderit Elsa dhe ekipi fantastik i ambasadës së Suedisë në Tiranë. ... See MoreSee Less
View on Facebook

3 weeks ago

Faleminderit @FrauimspiegelRoyale📍 Shqipëria përmes rrëfimit të Princ Lek-ës në 🗞revistën e famshme gjermane 🤗#DiscoverthecoloursofAlbania🌈#VisitAlbania✈️#SmileAlbania😊 ... See MoreSee Less
View on Facebook

4 weeks ago

Në audiencën që pati mirësinë të më akordojë, e urova Shkëlqesinë e Tij, Imzot Dodaj, për detyrën e rëndësishme që ka marrë përsipër si arqipeshkv metropolitan i Tiranës dhe Durrësit.I shpreha Monsinjorit rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm që, sipas Familjes mbretërore, institucionet fetare kanë për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave shpirtërore dhe morale në shoqërinë e trazuar shqiptare.Ndava me Imzot Dodajn lidhjet e hershme dhe të ngushta të Familjes mbretërore me kishën katolike dhe me klerin e saj, të cilat kulmuan me martesën e Mbretëreshës Geraldinë, një katolike e devotshme, me gjyshin tim. Mes këtyre pikëtakimeve të shumta, kujtuam Dom Nikollë Sheldinë, i dekoruar nga Mbreti Zog si Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, dhe të Lumin Dom Shtjefën Kurti, kapelan i Mbretëreshës Geraldinë pas ardhjes së saj në Shqipëri.Kisha katolike dhe bashkësia katolike në Shqipëri janë një gurthemeli i ngrehinës tonë kombëtare dhe përbëjnë një urë jashtëzakonisht të rëndësishme drejt të ardhmes tonë europiane.Jam i sigurt që, nën udhëheqjen shpirtërore të një personaliteti të ngrohtë dhe energjik si Imzot Dodaj, kisha katolike shqiptare do të ketë një rol të patjetërsueshëm për një të ardhme më të mirë dhe të begatë për kombin tonë. ... See MoreSee Less
View on Facebook