Princesha e Kurorës, Elia
Princesha e Kurorës Elia ka lindur në Tiranë më 1983 dhe është bija e Gjergj Zaharisë dhe Yllka Mujit.

Familja Zaharia e ka origjinën në Kosovë të Permetit.
Familja Muji e ka origjinën në fshatin shqiptar Tuz të Malit të Zi. Gjatë viteve të mbretërise kjo familje u vendos në qytetin e Shkodrës.
Gjergj Zaharia ka dhënë mbi 35 vite kontribut në arsim, ndërsa Yllka Muji që në moshë të re i është kushtuar teatrit dhe kinemasë duke u bërë ikonë në artin shqiptar. Për kontributin e saj pranë Teatrit Kombëtar si edhe karrierën e gjatë e të suksesshme, asaj i është akorduar nga Presidenti i Republikës titulli « Mjeshtre e Madhe ».
Princeshë Elia ka një vëlla më të vogël, Amos Muji- Zaharia, i cili gjithashtu ka ndjekur rrugën e artit.
Princeshë Elia ka studiuar pikturë në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë. Në vitin 1999 iu përkushtua muzikës duke u bërë një nga pjesëtaret e grupit femeror Spirit Voice, i cili asokohe klasifikohej në majat muzikore duke fituar çmime të shumtë në festivalet më prestigjoze në vend.
Në vitet 2000 ky grup udhetoi në Kosovën e pasluftës me koncerte bamirësie. Në këto vite ajo pati edhe eksperiencën e parë në kinema si aktore protagoniste.
Pas shkollës së mesme Elia udhëtoi drejt Francës ku vazhdoi studimet e larta në degën e Artit Teatral në Konservatorin Kombëtar të qytetit të Bordosë. Më pas, në vitin 2005 ajo u pranua në shkollën e mirënjohur të Parisit « Cours Florent » në të cilën u diplomua me sukses.
Përveç kësaj shkolle private aktrimi, Elia u regjistrua në Universitetin St Denis ku ndoqi studimet teatrale deri në diplomim në vitin 2010.Gjatë viteve të studimit Elia ka patur disa eksperienca të vyera në kinemanë dhe teatrin francez. Pas këtyre viteve në Francë, të cilët luajtën një rol vendimtar në formimin e saj si artiste dhe jo vetëm, Princesha e Kurorës vendosi të kthehej në Shqipëri.
Nga kthimi i saj në Shqipëri, Princeshë Elia ka patur një karrierë të suksesshme pranë Teatrit Kombëtar dhe në kimema.
Pasi Elia vuri kurorë me Princ Lekën më 8 Tetor 2016, ajo mori zyrtarisht titullin Princesha e shqiptarëve.
Nga viti 2013 Princeshë Elia drejton Fondacionin “Mbretëresha Geraldine”, i cili është fondacioni zyrtar i Familjes Mbretërore Shqiptare. Ky fondacion u krijua për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë, shkollave, spitaleve, qendrave PAK etj.
Në vitin 2014 Princeshës iu akordua titulli Qytetare Nderi e komunës së Lisit si vlerësim për kontributin në sektorin e arsimit dhe aktivitetet bamirëse të fondacionit. Kjo komunë ka një vend të veçantë në historinë e Familjes Mbretërore, pasi Mbreti Zog ka lindur pikërisht në fshatin Burgajet të Matit, pjesë e komunës së Lisit.
Në vitin 2017 Princeshës iu akordua një « Proclamacion » si nga Senati, ashtu edhe nga Asambleja Shtetërore e shtetit të New York-ut.
Me rastin e 90 vjetorit të Mbretërisë, Princeshës së Kurorës iu dorëzua Kordoni i Madh me Yll i
Urdhërit të Besës.
Në vitin 2019, Princeshë Elia shkroi dhe botoi përrallën për fëmijë “ Trëndafili i Bardhë” . Kjo përrallë përshkruan jetën e Mbretëreshës Geraldine. Libri që nga momenti i botimit ka njohur një sukses të madh në Shqipëri dhe Kosovë, duke u bërë libri më i shitur për fëmijë.
In recognition of her charity work, Elia was accorded the title of honorary citizen by the commune of Lis in 2014. In 2017 she received, together with her husband, a special proclamation by both the New York Senate and the New York State Assembly. On the Occasion of the 90th anniversary of the Monarchy, Princess Elia was bestowed the highest rank of the Albanian Royal Order of Fidelity, grand-sash with star of the Besa.
Princesha ka disa hobi, në të cilët përfshihet dashuria për muzikën, pikturën dhe letërsinë. Ajo zotëron katër gjuhë: shqip, frengjisht, anglisht dhe italisht.

Kur isha fëmijë, e kisha të vështirë t’i kuptoja realitetet e ashpra të regjimit të vetmuar komunist në të cilin jetonim. Shqipëria ishte një vend krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Më kujtohen netët e Vitit të Ri, jo për shkak të festave, por sepse për shumë familje ishte i vetmi çast i vitit, që mund të kishin fruta të freskëta në tavolinë. Varfëria ishte tronditëse, edhe për familjet si e imja që gjithsesi quheshin të privilegjuara.
Për fat të mirë, mamaja ime ishte aktore dhe këndi im i lojërave ishte Teatri Kombëtar i Shqipërisë, një vend ëndrrash, një realitet krejt tjetër nga jeta e përditshme në rrugët e Tiranës.
Skena e teatrit do të ishte vendi ku mund të arratisesha, një vend ku vërtet mund të ndihesha e lirë nga bota që më rrethonte. Kjo ndjenjë më ka shoqëruar gjithë jetën dhe më ka ndihmuar të vazhdoj karrierën që kam ëndërruar, si aktore në Teatrin Kombëtar
Si një mësues, babai im, gjatë viteve të shkollimit, hodhi tek unë themele të forta edukimi. Gjatë kohës së rënies së komunizmit dhe trazicionit të vështirë, ndjekur nga anarkia e vitit 1997, prindërit e mi ishin modele të guximit dhe të sakrificës për mua dhe vëllanë tim më të vogël, Amosin. I admiroj dhe u detyrohem shumë për mënyrën se si na rritën.
Kur isha adoleshente, fillova të testoj aftësitë e mia artistike. Isha me fat që kisha një zë të mirë, që më mundësoi pjesëmarrjen në grupin e parë muzikor me vajza në Shqipëri. Pas luftës së Kosovës, ishim grupi i parë muzikor që vizituam Kosovën e shkatërruar nga lufta dhe kryeqytetin e saj, Prishtinën. Në katër vitet e aktivitetit të këtij grupi muzikor, dhamë koncerte në çdo qytet të Shqipërisë. Më e rëndësishmja është se arrita të ndërtoj disa prej miqësive të mia më të forta, që vazhdojnë të rezistojnë edhe sot e kësaj dite.
Pasi përfundova Liceun Artistik të Tiranës, udhëtova drejt Francës për të vazhduar studimet për nëntë vite të tjera, ku edhe u dashurova me jetën parisiane.
Në vitin 2008 u njoha me Princ Lekën gjatë një evenimenti teatror në Shqipëri. Menjëherë krijuam miqësi me njëri tjetrin. Ende më kujtohet kur takova babanë e tij, Mbretin Leka, tre vite para se të ndërronte jetë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm i cili më mirëpriti si vajzën e tij dhe së bashku krijuam një lidhje shumë të veçantë. Menjëherë Mbreti Leka dhe motra e Mbretëreshës Geraldine më bënë të ndihem si në shtëpi.
Jeta në Oborrin Mbretëror më ka sjellë më afër me realitetet e jetës në Shqipëri dhe shërbimi si Presidente e Fondacionit “Mbretëresha Geraldine” më ka lidhur shumë më shumë me kombin tim. Asgjë nuk mund të krahasohet me ndryshimin e jetëve të atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, me fëmijët që kanë nevojë për dashurinë tonë dhe të moshuarit që kanë nevojë për kujdesin tonë. Arritja më e madhe që kam realizuar, është të shoh lehtësim të vërtetë dhe shpresë në sytë e atyre që kemi mbështetur. Ne përpiqemi ta vazhdojmë misionin e Familjes Mbretërore në shërbim të kombit shqiptar dhe përpiqemi çdo ditë të kontribojmë për të ardhmen e tij, një të ardhme që shpresojmë ta ndajmë së bashku, ndërsa ndërtojmë familjen tonë.
40 Datat historike të familjes Mbretërore dhe Mbretit Zog
