Oborri Mbretëror

Oborri Mbretëror është termi që përdoret për administratën e Familjes Mbretërore. Aktualisht Oborri Mbretëror Shqiptar përbëhet nga stafi i familjes, Këshilli Mbretëror dhe zyra e Princit dhe Princeshës.

Gjatë viteve në mërgim, zyrtari më i lartë i Oborrit ishte ministri i Oborrit, i cili përfaqësonte politikisht Familjen Mbretërore si një figurë ndërmjetëse. Që prej kthimit të Familjes Mbretërore në Shqipëri në vitin 2002, kreu i Oborrit Mbretëror mban titullin “Shambellan”.
Adresa postare

Oborri Mbreteror Shqiptar
P.O. Box Nr. 8170,

Tiranë, Shqipëri

albanianroyalfamily@gmail.com


Adresa rezidenciale

Oborri Mbreteror Shqiptar
Rr. "MURAT TOPTANI"
Nd. 6
Njësia administrative Nr.2, 1001

Tiranë, Shqipëri

Patenta Mbretërore

warrent_web
E drejta e mbajtjes së stemës së Familjes Mbretërore u jepet si patentë kompanive serioze të cilave u njihet dhe vlerësohet cilësia e produkteve që ofrojnë. Këto kompani përzgjidhen zakonisht si furnitorë dhe kryejnë shërbime pranë Oborrit Mbretëror.

Vendimin për të dhënë keto patenta mbreterore bëhet nga L.T.M Princ Leka II.

Të gjitha detajet lidhur me përdorimin e stemës mbreterore janë të përpiluara në kontrata të veçanta.

Përfituesve të patentës mbreterore u mundësohet publikimi i “Stemës Mbretërore”në paketimin e produkteve të tyre, duke cituar "Mandatuar nga L.T.M Leka II, Princi i Shqiptarëve"
 

Kushtetuta Mbretërore, Statuti themeltar I Mbretërisë Shqiptare

 
Gjatë pjesës së parë të viteve ’20, Shqipëria përjetonte paqëndrueshmëri të vazhdueshme politike. Pas Triumfit të Legalitetit dhe fitores së Ahmet Zogut ndaj grushtit të shtetit udhëhequr nga F. Noli, më 1925 u shpall Ligji Themeltar i Republikës Shqiptare. Kjo republikë u bazua në modelin e Republikës së Tretë Franceze (1870-1940).

Më 1928, Shqipëria shpallet Mbretëri Demokratike, Parlamentare dhe e Trashëgueshme. Organi ligjvënës përbëhej prej një dhome, ndërsa pushteti ekzekutiv i takonte Mbretit dhe kabinetit të përbërë nga Kryeministri dhe Ministrat.
 

Free, proud and confident of a happy future, the Albanian nation, firmly resolved and strong in it's intention to establish for all time national unity and to ensure the peaceful development of the country and the general good of the people, while respecting the historic traditions of the nation as a sure pledge that the rising generation shall enjoy the well-being that is its due on this 1st day of December, 1928, in its second Constituent Assembly, approves and decrees the present statute :

Part I - General Provisions

Art. 1. Albania is a democratic, parliamentary and hereditary monarchy.
Art. 2. Albania is independent and indivisible, its integrity inviolable, and its territory inalienable.
Art 3. The Albanian flag is red, with a double-headed black eagle in the centre.
Art 4. The official language of the State is Albanian.
Art 5. The Albanian State has no official religion. All religions and creeds are respected, and freedom of worship and religious observances is guaranteed.
Religion cannot in any way constitute a legal defence.
Religions and. creeds shall in no way whatsoever be use for political purposes.
Art 6. The capital of Albania is Tirana.

Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare
Kombi Shqiptar, i lirë e kryelartë, me plot shpresa lumturie për kohën e ardhme, me dëshirë të patundshme e plot gjallëri për forcimin e përjetshëm të bashkimit kombëtar dhe për sigurimin e zhvillimit paqësor të Atdheut e të mirës së përgjithshme të popullit, duke respektuar traditat historike të kombit, të cilat pa dyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme, në Asamblenë dytë Kushtetuese,më datë 1 dhjetor 1928, vendos dhe dekreton këtë Statut.
Titulli l
Dispozita të përgjithshme
Art. 1. Shqipëria është Mbretëri (Royaume) demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme.
Art. 2. Shqipëria është e pavarur dhe e pandashme; tërësia tokësore e saj është e padhu- nueshme dhe toka e saj e patjetërsueshme.
Art. 3. Flamuri Shqiptar është i kuq, në mes me shqipe të zezë dykrerëshe.
Art. 4. Gjuha zyrtare e Shtetit është shqipja.
Art. 5. Shteti Shqiptar nuk ka fe zyrtare. Të gjitha fetë e besimet janë të nderuara dhe liria e ushtrimit dhe e praktikimit të jashtëm të tyre është e siguruar.
Feja nuk mund të formojë pengesa juridike në asnjë mënyrë.
Fetë dhe besimet kurrsesi nuk mund të përdoren për qëllime politike.
Art. 6. Kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana.