Queen Mother Sadije Toptani
Nëna e Kombit

Nëna Mbretëreshë Sadije Toptani lindi në Tiranë më 1876 dhe ndërroi jetë në Vilën Mbretërore në Durrës më 25 Nëntor 1934.

Sadije Toptani ishte pjesëtare e derës së madhe të Toptanasve. Ajo ishte e bija e Emin Bej Toptanit I cili u martua me Fitnete Toptanin. Në moshë fare të re, ajo u martua me Xhemal Pashë Zogun, në derën e madhe të familjes Zogu në krahinën e Matit. Pasi bashkëshorti I saj ndërroi jetë më 1908, e ardhmja e familjes u mbështet në duart e Sadijes, e cila u kujdes për shtatë fëmijët e saj. Ajo pati gjashtë vajzat dhe djalin e vetëm Ahmet Muhtar Zogu, I cili do të bëhej Mbreti I Shqipëtarëve. Nëna Mbretëreshë shquhej për një forcë të jashtëzakonshme. Ajo jo vetëm u kujdes për administrimin e pronave, por gjithashtu mbrojti pozicionin udhëheqës të familjes në Mat ndaj politikave klanore. Fëmijët I rriti dhe edukoi me ndjenjën e patriotizmit dhe përkushtimit në çështjen kombëtare.

Pasi djali I saj u shpall Mbret nga Asambleja Kushtetuese më 1928, ajo mori titujt Nëna e Kombit si edhe Nëna Mbretëreshë e Shqiptarëve. Sadije Toptani u bë zyrtarisht mbrojtësja dhe garantuesja e të drejtave të gruas shqiptare. Për Mbretin Zog ajo ishte këshilltarja dhe udhërrëfyesja më e besuar. Fjala dhe mendimet e saj respektoheshin dhe vlerësoheshin në masë.

Nëna Mbretëreshë ndërroi jetë në Vilën Mbretërore në Durrës më 25 Nëntor 1934. Ajo u përcoll për në Mauzoleumin Mbretëror ngritur në kodrat e liqenit të Tiranës një ditë më pas. Një nga aktet e para të hyrjes së brigadave komuniste në Tiranë më 17 Nëntor 1944 ishte shkatërrimi I këtij varri monumental. Më 17 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të pamvarësisë, Mauzoleumi Mbretëror u rindërtua sipas arkitekturës origjinale nga qeveria shqiptare.

40 Datat historike të familjes Mbretërore dhe Mbretit Zog

Preloader