logo_websticky_logologo_weblogo_web
  • Home
  • Historia e familjes
  • Familja Mbretërore
  • Oborri Mbretëror
  • Simbolet
  • Koleksion mbretëror
  • English
  • Shqip
  • Français

Historia e familjes

Historia e familjes Mbreti Zog Mbretëresha Geraldine Princeshat shqiptare Mbreti Leka Mbretëresha Suzane Nëna Mbretëreshë Sadije Toptani Rezidencat Mbretërore
Thumbnail 6
Thumbnail 5
Thumbnail 4
Thumbnail 7
Thumbnail 3
Thumbnail 8
Thumbnail 1
Thumbnail 2
Thumbnail 9
Thumbnail 10
previous arrow
next arrow
Thumbnail 6
Thumbnail 5
Thumbnail 4
Thumbnail 7
Thumbnail 3
Thumbnail 8
Thumbnail 1
Thumbnail 2
Thumbnail 9
Thumbnail 10
previous arrow
next arrow
Shadow
 
Themeluesi i dinastisë Zogu (i njohur si Zogolli deri në vitin 1922) u vendos në veri të Shqipërisë, në provincën e Matit në fund të shekullit XV.

Nën drejtimin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, malësorët krenarë të këtij rajoni kishin arritur të shijonin lirinë. Megjithatë, pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, ata nuk mundën t’i rezistojnë fuqisë së Perandorisë Osmane. Njerëzit ishin sërish nën sundimin e padëshiruar të Sulltanit, në pritje të një njeriu, që t’i drejtonte ata në kryengritje.

Për pasojë, kur Zogu ngriti flamurin e tij kundër guvernatorit otoman, Gazi Beut, luftëtarët e maleve u bashkuan menjëherë. Guvernatori osman mbeti i vrarë gjatë këtij rebelimi dhe Zogu u bë sundimtari i Matit. Në këtë kohë familja, deri atëherë katolike, u konvertua në islam dhe, për pasojë, Sulltani osman i njohu ata si trashëgimtarë dhe sundues të këtij rajoni.

Këtu, në mes të maleve dhe pyjeve, familja jetonte e lirë dhe vazhdonte të zhvillohej. Aftësia e luftëtarëve të saj respektohej në mbarë vendin dhe shpeshherë ata thërriteshin për të ndihmuar fise të tjera në revoltat dhe luftërat e tyre kundër armikut të përbashkët, osmanëve.

Më 1614, Zogu “I Riu” mbeti i vrarë në njërën prej këtyre betejave. Ai kishte marrë një thirrje të dëshpëruar për ndihmë nga njëri prej liderëve të një fisi në Shqipërinë e Mesme dhe kishte mbledhur trupat për luftë. Pas dymbëdhjetë ditësh luftime në malet e Peqinit, osmanët u zmbrapsën. Por gjatë këtyre luftimeve Zogu kishte mbetur i plagosur rëndë. Ai u varros në Tiranë. Djemtë e tij, Abdullah Beu dhe Selman Zogu, vazhduan rezistencën. Në vitin 1621, Abdullahu mbeti i vrarë në betejën e Çidhnës, pranë lumit Drini i Bardhë, ndërsa gjashtë muaj më pas, djali i tij, Selmani, vdiq në mbrojtje të Qafës së Buallit. Frerët e pushtetit i kaluan Ahmet Pashë Zogut, i cili sundoi deri në vitin 1633. Po në këtë vit ai u dënua me vdekje, duke iu prerë koka në Ohër. Mendohet të jetë kapur, pas një rebelimi të dështuar.

Show more...
Rreth viteve 1760 Mahmut Pashë Zogu vendosi sundimin e tij. Duke ndjekur Kodin e Nderit të Besës, ai zgjeroi ndikimin e familjes. Ai do të ndiqet nga Haxhi Pashë Mati, i cili në vitin 1835, pas revoltës së Shkodrës, u largua nga Mati dhe u burgos në Manastir. Në vitin 1837, rajoni i Matit u ngrit në kryengritje dhe rifitoi autonominë, duke negociuar me sukses rikthimin e Haxhi Pashë Matit.

Për pesë qind vjet, familja sundoi luginën e Matit, duke luftuar vazhdimisht për të qëndruar të lirë nga pushtimi osman. Madje, sipas gojëdhënës, Said Bej Zogu u dëbua dhe u burgos në Tripoli, për shkak të ndjenjave të tij patriote dhe kundërvënies ndaj Sulltanit. Ndonëse i burgosur në Tripoli, ai nuk mundi të qëndronte në heshtje. Ai bindi rojet e tij që ta ndihmonin në një kryengritje, e cila doli e suksesshme. Ai mori në duart e tij drejtimin e provincës afrikane dhe i diktoi kushtet e veta qeverisë së mundur osmane. Sipas kushteve të marrëveshjes, iu njohën të drejtat si sundimtar, duke u rikthyer triumfues në Shqipëri.

Më pas erdhi gjyshi i mbretit Zog, Xhelal Pashë Zogu, i cili u martua me Ruhije Hanëm, (zonja Ruhije), e cila vinte nga familja e pasur Alltuni nga Kavaja. Xhelali ishte njeri i besuar i Vezirit të madh Mehmet Emin Ali Pashës. Bashkë me patriotë të tjerë, si Seit Bej Toptani, Ismail Qemal Bej Vlora dhe Hoxhë Tasimi, ai u përpoq, nëpërmjet Mehmet Emin Ali Pashës, të bindte Sulltanin osman për njohjen e gjuhës shqipe.

Gjatë luftës mes malazezëve dhe osmanëve (1852-1853), Xhelal Bej Zogu bëri emër si komandant i zoti, pasi krijoi një ushtri me 1500 burra besnikë nga Mati. Ai tregoi shumë trimëri në betejë, nga ku doli i plagosur rëndë. Si shpërblim, atij iu dha titulli “Pasha” nga Sulltani dhe posti “Kajmekam” (Prefekt) i Sanxhakut të Dibrës.

Në dhjetor 1866, Porta e Lartë e ngarkoi Xhelal Zogun me detyrën e Prefektit dhe të komandantit të trupave në Hercegovinë. Si diplomat dhe njeri i arsimuar dhe me shumë ndikim, me një përkrahje në rritje të familjeve shqiptare, ai kërkoi mbështetje në Europë, përfshirë edhe oborrin e Franc Jozefit I të Austrisë, me shpresën që të merrte përkrahje për organizimin e një rebelimi. Megjithatë, planet e tij u zbuluan. Në mars 1869, Xhelal Pasha u detyrua të ikte në mërgim.

Në fund të vitit 1869, Xhelal Pasha vajti në Rusi, ku, pas disa muajsh përpjekje, u prit nga Cari Aleksandri II në Shën Petërsburg. Në atë kohë Rusia kishte shumë ndikim në politikën turke dhe Cari premtoi se do të përdorte pushtetin e tij në mbështetje të Zogut. Më pas ai duhet të kthehej në Kostandinopojë (Stamboll), ku u nënshkrua një dekret, që e shpallte atë Vali (sundimtar) të Bitlisit. Para se të kthehej për të marrë detyrat e tij, Xhelal Pashë Zogu vdiq në Vjenë. Besohet të jetë helmuar nga osmanët. Sulltani i organizoi atij një funeral shtetëror, ndoshta për të fshehur të vërtetën. Trupi i tij u dërgua në Kostandinopojë (Stamboll) dhe u vendos në varrezat “Haxhi Badem Uskunda”.

Pas vdekjes së djalit të madh, Riza Bej Zogu, i cili kishte përfaqësuar rajonin e Matit në Ligën e Prizrenit, djali i tij më i vogël, Xhemal Pashë Zogu u bë trashëgimtar i Matit. Ai erdhi në pushtet në një moshë të hershme, nën mbështetjen e Gaz Myftar Pashës, Valiu i Manastirit.

In 1878 the Albanian League of Prizren was formed, with the purpose of securing the independence of the Nation and fighting any proposals of partitioning Albanian lands. Riza Bey Zogu, was a prominent supporter of the movement and worked to prepare for a revolution. But the Ottomans crushed the rebellion and put its leaders to death, including Riza Bey. He was murdered, together with his wife, on his return to Mat. Riza Bey Zogolli’s legacy today is remembered by the song of the Franciscan friar and poet Gjergj Fishta in the lyrics of “Lahuta e Malcis, Lidhja e Prizrendit”, and by the writings of the historian Kristo Dako.

Në vitin 1878 u krijua Liga Shqiptare e Prizrenit, me synimin e ruajtjes së pavarësisë së kombit dhe për të luftuar çdo përpjekje për ndarjen e trojeve shqiptare. Riza Bej Zogu ishte një mbështetës i fuqishëm i kësaj lëvizjeje dhe punoi për të përgatitur një revoltë. Por osmanët e shtypën këtë rebelim dhe vranë të gjithë liderët e saj, përfshirë edhe Riza Beun. Ai u vra bashkë më bashkëshorten e tij gjatë kthimit për në Mat. Veprat e Riza Bej Zogollit vazhdojnë të kujtohen nëpër vargjet e këngës së poetit dhe priftit françeskan, Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcis” - “Lidhja e Prizrendit”, si dhe në shkrimet e historianit Kristo Dako.

Në vitet që do të pasojnë, Xhemal Pasha do të bëhet aktiv politikisht dhe një figurë e shquar shqiptare. Ai dalloi gjatë Krizës Lindore në vitet 1875-1878. Në vitin 1880 u martua me Zenja Malika Hanëm. Ajo vdiq gjatë lindjes së fëmijës në vitin 1884. Pas vdekjes së saj, Xhemal Pasha u martua me Sadije Hanëm (SadijeToptanin), e cila do të bëhej edhe Nëna Mbretëreshë e shqiptarëve.

Më 1903, Xhemal Pasha iu bashkua të afërmit të tij, Rexhep Pashë Matit, dhe patriotëve të tjerë në planifikimin e një revolucioni kundër sulltanit osman Abdyl Hamiti II. Rexhep Pashë Mati ishte komandant i ushtrisë turke në Libi. Pjesë e kësaj lëvizjeje u bënë edhe patriotë të tjerë të shquar shqiptarë, si Xhefer Bej Breshtoni dhe Said Efendi. Megjithatë, përpjekjet e tyre u zbuluan kur qeveria greke njoftoi osmanët në lidhje me këto plane. Osmanët ndërmorën masa të ashpra ndaj të gjithë personave të përfshirë. Në vitin 1908, në moshën 48-vjeçare, Xhemal Pasha vdiq nga një sëmundje e panjohur. Në këto kohë trazirash erdhi në jetë Ahmet Muhtar Zogu Mati, Mbreti i ardhshëm i shqiptarëve. Ai lindi më 8 tetor 1895 në kështjellën Burgajet, fortesa e maleve të Veriut të Shqipërisë, që u përkiste paraardhësve të tij.

40 Datat historike të familjes Mbretërore dhe Mbretit Zog

Preloader
  • 1895
    8 tetor 1895, në Burgajet të Matit lindi Ahmet Xhemal Zogu.
  • 1903
    1903, Zogu studioi në Shkollën Gallata Saraj në Stamboll.
  • 1908
    1908, vdes babai i tij, Xhemal Pashë Zogu.
  • 1911
    1911, Zogu rikthehet në Shqipëri për të udhëhequr një revoltë kundër pushtuesit osman.
  • 1912
    1912, Zogu merr pjesë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë si delegat.
  • 1912
    1912, Zogu luftoi kundër ushtrisë malazeze në kodrat e Kakarriqit.
  • 1915
    6 gusht 1915, në Budapest lindi Mbretëresha Geraldine e shqiptarëve.
  • 1916
    3 mars 1916, Zogu shpall një kongres kombëtar kundër të gjithë pushtuesve.
  • 1916
    Dhjetor 1916, Zogu merr pjesë në kurorëzimin e Karlit I Kajzer (Perandor) i Austrisë dhe Mbret i Hungarisë.
  • 1920
    21-31 janar 1920, Zogu merr pjesë në Konferencën e Lushnjës ku bëhet ministër i Punëve të Brendshme.
  • 1921
    Prill 1921, Zogu zgjidhet deputet në zgjedhjet e para të lira në Shqipëri.
  • 1921
    4 nëntor 1921, Zogu emërohet komandant i operacioneve kundër Mbretërisë së Serbisë në lindje të Shqipërisë.
  • 1923
    Dhjetor 1923, Zogu zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese.
  • 1923
    2 dhjetor 1923, Zogu bëhet Kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme.
  • 1924
    25 shkurt 1924, Zogu jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dy ditë pas një atentati për vrasje ndaj tij.
  • 1924
    10 qershor 1924, pas kryengritjes së Fan Nolit, Zogu detyrohet të mërgojë.
  • 1924
    24 dhjetor 1924, Zogu rikthehet në Tiranë, pas triumfit të lëvizjes “Legaliteti.
  • 1925
    31 janar 1925, Ahmet Zogu shpallet President i Republikës së Shqipërisë.
  • 1928
    1 shtator 1928, Asambleja Kombëtare e shpall Shqipërinë Monarki Kushtetuese dhe Ahmet Zogu merr titullin “Mbreti Zog i Shqiptarëve”.
  • 1931
    20 shkurt 1931, Mbreti Zog i mbijeton një tentativë për vrasje në Vjenë.
  • 1934
    25 nëntor 1934, Mbretëresha Sadije, nëna mbretëreshë, vdes në moshën 58-vjeçare në Durrës nga kongjestioni i mushkërive.
  • 1936
    12 janar 1936, Princesha Sanije martohet me Princin Abid të Turqisë.
  • 1938
    27 prill 1938, Mbreti Zog martohet me Konteshën Geraldine Apponyi.
  • 1939
    5 prill 1939, lind Princi Leka, trashëgimtari i kurorës (më pas Madhëria e Tij, Mbreti Leka).
  • 1939
    7 prill 1939, Italia fashiste pushton Shqipërinë.
  • 1939
    9 prill 1939, Mbreti Zog detyrohet të largohet në mërgim.
  • 1940
    27 qershor 1940, Familja Mbretërore largohet për në Angli nëpërmjet portit të Bordosë. Ian Faming (më vonë do të bëhet autor i famshëm i James Bond) ndihmoi në përgatitjen e udhëtimit.
  • 1946
    Janar 1946, Familja Mbretërore largohet nga Anglia për në Egjipt.
  • 1961
    9 prill 1961, Mbreti Zog ndërron jetë në Paris.
  • 1961
    15 prill 1961, Princi Leka shpallet Mbreti Leka i Shqiptarëve.
  • 1975
    7 tetor 1975, Mbreti Leka martohet me znjsh. Susan Cullen Ward.
  • 1975
    10 tetor 1975, zhvillohet në Madrid dasma mbretërore.
  • 1982
    26 mars 1982, lind në Johanesburg Princi Leka II.
  • 1993
    19 nëntor 1993, Mbreti Leka rikthehet në Shqipëri për 24 orë, pas 54 vitesh mërgim.
  • 1997
    29 qershor 1997, zhvillohet një referendum për rikthimin e Monarkisë.
  • 2002
    28 qershor 2002, Mbretëresha Geraldine dhe Familja Mbretërore kthehen në Shqipëri nga Afrika e Jugut.
  • 2002
    22 tetor 2002, Mbretëresha Geraldine ndërron jetë në Tiranë.
  • 2004
    17 korrik 2004, Mbretëresha Susan ndërron jetë në Tiranë.
  • 2010
    16 qershor 2010, trashëgimtari i kurorës, Princi Leka, shpall fejesën e tij me zonjushën Elia Zaharia, në Paris, Francë.
  • 2011
    30 nëntor 2011, Mbreti Leka i Shqiptarëve ndërron jetë në Tiranë.
  • 2012
    15 nentor 2012, Trupit i Mbretit Zogu u zhvarros nga varrezat Thiais të Parisit me një ceremoni shtetërore dhe Rojet e Nderit të organizuar përsonalisht nga Presidenti Francez.
  • 2012
    17 nëntor 2012, Eshtrat e Mbretit Zog u kthyen në Shqipëri për të përkuar me festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
  • 2016
    8 tetor 2016, trashëgimtari i kurorës, Princi Leka II, martohet me zonjushën Elia Zaharia në pallatin e ri mbretëror në Tiranë.
1895

8 tetor 1895, në Burgajet të Matit lindi Ahmet Xhemal Zogu.

1903

1903, Zogu studioi në Shkollën Gallata Saraj në Stamboll.

1908

1908, vdes babai i tij, Xhemal Pashë Zogu.

1911

1911, Zogu rikthehet në Shqipëri për të udhëhequr një revoltë kundër pushtuesit osman.

1912

1912, Zogu merr pjesë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë si delegat.

1912

1912, Zogu luftoi kundër ushtrisë malazeze në kodrat e Kakarriqit.

1915

6 gusht 1915, në Budapest lindi Mbretëresha Geraldine e shqiptarëve.

1916

3 mars 1916, Zogu shpall një kongres kombëtar kundër të gjithë pushtuesve.

1916

Dhjetor 1916, Zogu merr pjesë në kurorëzimin e Karlit I Kajzer (Perandor) i Austrisë dhe Mbret i Hungarisë.

1920

21-31 janar 1920, Zogu merr pjesë në Konferencën e Lushnjës ku bëhet ministër i Punëve të Brendshme.

1921

Prill 1921, Zogu zgjidhet deputet në zgjedhjet e para të lira në Shqipëri.

1921

4 nëntor 1921, Zogu emërohet komandant i operacioneve kundër Mbretërisë së Serbisë në lindje të Shqipërisë.

1923

Dhjetor 1923, Zogu zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese.

1923

2 dhjetor 1923, Zogu bëhet Kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme.

1924

25 shkurt 1924, Zogu jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit dy ditë pas një atentati për vrasje ndaj tij.

1924

10 qershor 1924, pas kryengritjes së Fan Nolit, Zogu detyrohet të mërgojë.

1924

24 dhjetor 1924, Zogu rikthehet në Tiranë, pas triumfit të lëvizjes “Legaliteti.

1925

31 janar 1925, Ahmet Zogu shpallet President i Republikës së Shqipërisë.

1928

1 shtator 1928, Asambleja Kombëtare e shpall Shqipërinë Monarki Kushtetuese dhe Ahmet Zogu merr titullin “Mbreti Zog i Shqiptarëve”.

1931

20 shkurt 1931, Mbreti Zog i mbijeton një tentativë për vrasje në Vjenë.

1934

25 nëntor 1934, Mbretëresha Sadije, nëna mbretëreshë, vdes në moshën 58-vjeçare në Durrës nga kongjestioni i mushkërive.

1936

12 janar 1936, Princesha Sanije martohet me Princin Abid të Turqisë.

1938

27 prill 1938, Mbreti Zog martohet me Konteshën Geraldine Apponyi.

1939

5 prill 1939, lind Princi Leka, trashëgimtari i kurorës (më pas Madhëria e Tij, Mbreti Leka).

1939

7 prill 1939, Italia fashiste pushton Shqipërinë.

1939

9 prill 1939, Mbreti Zog detyrohet të largohet në mërgim.

1940

27 qershor 1940, Familja Mbretërore largohet për në Angli nëpërmjet portit të Bordosë. Ian Faming (më vonë do të bëhet autor i famshëm i James Bond) ndihmoi në përgatitjen e udhëtimit.

1946

Janar 1946, Familja Mbretërore largohet nga Anglia për në Egjipt.

1961

9 prill 1961, Mbreti Zog ndërron jetë në Paris.

1961

15 prill 1961, Princi Leka shpallet Mbreti Leka i Shqiptarëve.

1975

7 tetor 1975, Mbreti Leka martohet me znjsh. Susan Cullen Ward.

1975

10 tetor 1975, zhvillohet në Madrid dasma mbretërore.

1982

26 mars 1982, lind në Johanesburg Princi Leka II.

1993

19 nëntor 1993, Mbreti Leka rikthehet në Shqipëri për 24 orë, pas 54 vitesh mërgim.

1997

29 qershor 1997, zhvillohet një referendum për rikthimin e Monarkisë.

2002

28 qershor 2002, Mbretëresha Geraldine dhe Familja Mbretërore kthehen në Shqipëri nga Afrika e Jugut.

2002

22 tetor 2002, Mbretëresha Geraldine ndërron jetë në Tiranë.

2004

17 korrik 2004, Mbretëresha Susan ndërron jetë në Tiranë.

2010

16 qershor 2010, trashëgimtari i kurorës, Princi Leka, shpall fejesën e tij me zonjushën Elia Zaharia, në Paris, Francë.

2011

30 nëntor 2011, Mbreti Leka i Shqiptarëve ndërron jetë në Tiranë.

2012

15 nentor 2012, Trupit i Mbretit Zogu u zhvarros nga varrezat Thiais të Parisit me një ceremoni shtetërore dhe Rojet e Nderit të organizuar përsonalisht nga Presidenti Francez.

2012

17 nëntor 2012, Eshtrat e Mbretit Zog u kthyen në Shqipëri për të përkuar me festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

2016

8 tetor 2016, trashëgimtari i kurorës, Princi Leka II, martohet me zonjushën Elia Zaharia në pallatin e ri mbretëror në Tiranë.

HOME | HISTORIA E FAMILJES | NEWS | FAMILIJA MBRETËRORE | OBORRI MBRETËROR | SIMBOLET | ROYAL COLLECTIONS | CONTACT | PRIVACY POLICY | COOKIE POLICY
© 2020 Albanian Royal Family. All Rights Reserved.
Manage Cookie Consent
This web site uses cookies to improve the user's experience. Please let us know, if you agree to these cookies.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}